Kokaina dhe paratë e sekuestruara

Itali, 2 kg kokainë dhe 12 mijë euro në makinë, arrestohet shqiptari që qarkullonte me mjetin tip ‘Jeep’

27 Dhjetor 2023, 17:44| Përditesimi: 27 Dhjetor 2023, 17:49

  • Share

ITALI- Një shqiptar është arrestuar nga policia në San Benedetto pasi u kap me 2 kilogramë drogë të llojit kokainë dhe me mbi 12 mijë euro në makinë.

Falë kontrollit të qenit të policisë, u bë e mundur kapja e shqiptarit i cili qarkullonte me një makinë tip “Jeep” i shoqëruar nga një grua.

Kartëmonedhat me shumë 12 mijë euro dhe droga e gjetur, u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?