Itali/ Nuk u zgjua në mëngjes, 13-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në krevat nga e motra

13 Shkurt, 18:05| Përditesimi: 13 Shkurt, 20:34

  • Share

Një 13-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në dhomën e tij të gjumit në Traversetolo, në provincën e Parmës në Itali.

Ka qenë motra e tij 17-vjeçare që e ka gjetur në shtrat pa shenja jete në orën 8 të mëngjesit të sotëm, raportojnë mediet italiane.

Familja kërkoi menjëherë ndihmë por nuk mund të bëhej asgjë për 13 vjeçarin. Shkak i vdekjes mund të jetë një arrest kardiak në gjumë, por do të jetë atopsia që do të  japër përgjigjen përfundimtare.

Hetimet për rastin i janë besuar policisë.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?