Kadare në Gjirokastër, i shoqëruar nga bashkëshotrja Helena dhe ministrja Kumbaro

Ismail Kadare rikthehet në Gjirokastër, shëtitje me bashkëshorten në kalldrëmet e 'qytetit të gurtë'

19 Dhjetor 2021, 08:34| Përditesimi: 19 Dhjetor 2021, 08:36

  • Share

Gjeniu i letrave shqiptare, shkrimtari Ismail Kadare është rikthyer në Gjirokastër, qytetin ku lindi 85 vite më parë e ku u rrit.

Ministrja e Turizmit,Mirela Kumbaro ka postuar edhe foto të një 'copëze' të shëtitjes së Kadares nëpër kalldrëmet e 'qytetit të gurtë' siç e përshkruan ai në romanin 'Kronikë në Gur', i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Helena.

"Kënaqësia e patregueshme e shëtitjes mbrëmësore me shkrimtarët: Helena dhe Ismail Kadare. Bashkë me Flamur Golemin në sokakët e Qytetit të gurtë me Shkrimtarin që i kushtoi “Kronikën” më të bukur letrare Gjirokastrës së tij, Gjirokastrës time, Gjirokastrës sonë. Sa më pëlqen kur thotë: 'Është bërë Gjirokastra si Paris' se rëndësi ka si i ndjen gjërat", shkruan Kumbaro.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?