Islam Dudaev shpallet Kampion Europe

Islam Dudaev Kampion Europe, Shqipëria medalje ari në mundje

17 Shkurt, 18:22| Përditesimi: 17 Shkurt, 20:16

  • Share

RUMANI - Shqipëria ka një kampion tjetër Europe në mundje. Islam Dudaev, rusi i natyralizuar si shqiptar ia ka dalë të fitojë medaljen e artë në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Bukuresht.

Në peshën deri në 65 kilogramë në stilin e lirë, Dudaev mposhti 2-1 rusin Gadzhimurad Rashidov dhe me flamurin kuqezi mbi shpinë siguron medaljen e parë të artë në këtë event për tanët.

Dje, Dudaev bëri katër fitore dhe siguroi finalen e sotme, të fituar pastër. Nesër është radha e Zelimkhan Abakarov që do përballet në finale, teksa ka siguruar medaljen e argjendtë.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetar Objektiv: 18/02/2024 13:50

    Vec rus nuk eshte ky robi, nuk ka rus me emrin islam, nai Azerbaixhanas, Kazakistanas, Turkmen. Qeka tradhetar i kombit te vete, pak si puna e Pirro Dhimes.

    Përgjigju
  • Mir: 17/02/2024 22:58

    Faleminderit IslamBey!Spasiba balshoi!

    Përgjigju
  • Or tej: 17/02/2024 19:36

    Keto shqipot qe na perfaqesojne neper bote si ky Islami ne mundje apo Lara ne ski a kane mesu ndonje fjale shqip or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • P.e.m Tate: 18/02/2024 09:57

      Kan mesuar fjalën or tej

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?