Champions League

ISIS kërcënoi me sulme në Champions, UEFA: Po flasim me autoritetet

9 Prill, 16:25| Përditesimi: 9 Prill, 23:05

  • Share

Grupime të mbështetura nga ISIS kanë kërcënuar për sulme terroriste në ndeshjet çerekfinale të Champions League. Në lidhje më këto kërcënime ka reaguar edhe UEFA, që bën me dije se janë në kontakte me autoritetet e sigurisë dhe ndeshjet do zhvillohen sipas agjendave.

"UEFA është në dijeni të kërcënimeve të dyshuara terroriste të bëra ndaj ndeshjeve të kësaj jave të Ligës së Kampionëve dhe është në lidhje të ngushtë me autoritetet në vendet përkatëse. Të gjitha ndeshjet do zhvillohen siç është planifikuar me masat e duhura të sigurisë në vend", thuhet nga UEFA.

Këtë të martë luhen Arsenal - Bayern Munich dhe Real Madrid - Man. City. Ndërkohë nesër zhvillohen dy takimet e tjera, Atl. Madrid - Dortmund dhe PSG - Barcelona.

 

 


S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?