Sandra Mitchell

Ish-zyrtarja e OSBE-së në Kosovë vazhdon dëshminë në Dhomat e Specializuara në Hagë

11 Dhjetor 2023, 09:06| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 09:08

  • Share

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot (11 Dhjetor) vazhdon gjykimi i Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Edhe sot dëshmitarja Sandra Mitchell pritet të vazhdojë dëshminë e saj.

Sandra Mitchell ish-zyrtare e OSBE-së në Kosovë, dëshmitarja 38-të, javën e kaluar ka filluar dëshminë ku ka folur edhe për strukturën organizative e UÇK-së.

Mitchell e pranoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte e unifikuar nga niveli qendror i saj.

Po ashtu ajo pohoi se e struktura komanduese e UÇK-së ndryshonte shumë nga ajo serbe, duke pranuar se struktura e UÇK-së ishte horizontale, nga zona në zonë, prapë duke pohuar se komandantët mblidheshin edhe votonin ne menyrë demokratike për kryerjen e gjërave.

Seancat gjyqësore në këtë çështje do të zhvillohen nga e hëna deri të mërkurën.

 

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?