Me rreth të kuq, ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal

Ish-zyrtari i FBI i arrestuar, i nderuar në 2021 me medaljen 'Mirënjohja e Tropojës'

24 Janar 2023, 20:49| Përditesimi: 25 Janar 2023, 08:47

  • Share

TIRANË- Ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal i arrestuar ditën e djeshme ka vizituar Shqipërinë, madje në një nga vizitat është nderuar edhe me medaljen “Mirënjohja e Tropojës”.

Ka qenë kryetari i bashkisë Rexh Byberi i cili në 2021, sipas së cilit e ka nderuar me motivacionin se McGonigal ka dëshmuar një dashuri të përhershme për kombin shqiptar. Në postim theksohet se McGonigal ka qenë i shoqëruar nga Agron Nezaj, që dyshohet se ka qenë ish-agjent shqiptar i inteligjencës.

“Sot në Tiranë isha i privilegjuar veçanërisht t’i dorëzoj medaljen e akorduar “Mirënjohja e Tropojës” z. Charles McGonigal, një ish-personalitet i rëndësishëm me gradën SAC i Agjencisë më të fuqishme investigative në glob FBI. Z.McGonigal ka dëshmuar dashuri të përhershme për Vendlindjen dhe Kombin tonë. Në këtë ceremoni shumë miqësore dhe të përzemërt morën pjesë përveç stafit tim dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë zotërinjtë Damian Gjiknuri dhe Ardian Çela. Zoti McGonigal shoqërohej si gjithmonë nga miku i tij bashkëqytetari ynë i nderuar shqiptaro-amerikan Agron Nezaj”, shkruante Byberi.

Politikanët e pranishëm në ceremoni sipas kryebashkiakut Byberi, kanë qenë Damian Gjiknuri dhe Ardian Çela.

Charles McGonigal, agjent amerikan dhe zyrtar i Lartë i FBI, dyshohet se ka marrë një pagesa 225.000 dollar nga Agron Neza, shqiptaro-amerikan dhe dyshohet ish-agjent shqiptar i inteligjencës, për të ndikuar që një koncesion i majmë i hidrokarbureve t’i jepej një kompanie të administruar nga Shefqet Dizdari, i cili më pas bëhet edhe ortak biznesi me personazhet e mësipërm. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • agim: 25/01/2023 09:05

    Keshtu ndodhe kur punon me bythe e jo me koke. Certefikate kur ai nuk e din nga bie kjo zone !!!!!??? Aman o zot shpetoj kete popull nga keta !!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?