Ergys Verdho dhe Evis Berberi

Kronikë

Ish-zv.ministri i Infrastrukturës, Hantin Bonati vihet në krye të AlbControl! Ndryshon edhe kreu i ARRSH dhe KESH

8 Qershor 2021, 14:43| Përditesimi: 8 Qershor 2021, 15:42

  • Share

TIRANË- Pas një periudhe të vështirë në 'Albcontrol', për shkak të protestës së kontrollorëve që bllokuan trafikun ajror, në krye të këtij institucioni është emëruar ish-zëvendësministri i Infrastrukturës Hantin Bonati. Ky institucion është drejtuar deri më tani nga Mina Kusta që u emërua në këtë post në 2019.

Lëvizja tjetër është tek ARRSH, ku në krye të këtij institucioni është vendosur Evis Berberi, i cili ka zëvendësuar Ergys Verdhon të cilit i është besuar drejtimi i KESH. Vendimi për të ndryshuar drejtorët në ARRSH është kërkuar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe u miratua nga qeveria.

Berberi është Ish drejtor i agjencisë së eficencës së energjisë dhe ish drejtues i projektit të spitalit të fierit.

Ndërsa verdho emërohet tek KESH pasi drejtuesi i deri tanishëm Benet Beci fitoi mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ndërsa, ndryshimi i drejtorëve në KESH është marrë nga bordi drejtues i këtij institucioni. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?