Ish-zv kryeministrja pozitive me COVID: Kanë qenë ditët më të vështira në familjen tonë, por e kemi kaluar pikën kritike

9 Dhjetor 2020, 15:59| Përditesimi: 9 Dhjetor 2020, 16:01

  • Share

TIRANË- Ish-zv. kryeministrja Senida Mesi ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Lajmin e ka dhënë ajo vetë, e cila ka zbuluar se ndodhet në javën e dytë të karantimit dhe trajtimit që nga marrja e përgjigjes pozitive të tamponit.

"Miq, ju falenderoj për kujdesin e treguar ndaj meje dhe familjes sime. Sot jemi në javën e dytë të karantimit dhe trajtimit që nga marrja e përgjigjes pozitive të tamponit COVID-19. Në pamundësi tju kthej përgjigje të gjithëve një e nga një, më lejoni tju them që kanë qenë ditë të vështira në familjen tonë, por besoj se tashmë mjekët mendojnë se e kemi kaluar pikën kritike. Kemi shumë punë përpara deri në rikuperimin e plotë, por me pak vullnet, kujdesin e mjekëve dhe besimin në Zot, do ja dalim shëndosh e mirë edhe kësaj sfide. Ju falenderoj të gjithëve që na jeni gjendur pranë mua dhe Artanit", shkruan Mesi.


Lajmi kryesor:

COVID/ 752 raste të reja dhe 15 humbje jete nga në 24 orët e fundit! Lajm i mirë se 545 qytetarë janë shëruar! Infektohet ish-zv kryeministrja Mesi


B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?