Vila e Enver Hoxhës

Ish-vila e diktatorit Enver Hoxha do të kthehet në qendër arti

12 Tetor 2023, 09:44| Përditesimi: 12 Tetor 2023, 09:46

  • Share

Këshilli i Ministrave vendosi të mërkurën që të japë në shfrytëzim për një projekt kulturor “rezidencën qeveritare vila 31”, ish-shtëpia e diktatorit Enver Hoxha. Sipas vendimit, disa ambiente të kësaj ndërtese do të shfrytëzohen për realizimin e projektit kulturor “Vila Art Rezidencë Tirana”.

Zbatimi i projektit do të bëhet nga Ministria e Kulturës, e cila do të marrë përsipër vetëm tarifat e  furnizimit me energji elektrike dhe ujë, si dhe koston e mirëmbajtjes së trajtimit të këtyre ambienteve gjatë gjithë periudhës së dhënies në shfrytëzim.

Ndërtesa gjendet në qendër të Tiranës në lagjen që njihet si ish-Blloku, ku gjatë diktaturës komuniste 1944-1991 jetuan familjet e kupolës së njërit prej regjimeve më të egra të Lindjes. Hoxha e drejtoi Shqipërinë me dorë të hekurt derisa vdiq në vitin 1985, ndërsa pasardhësi i tij, Ramiz Alia ishte i fundit president që iku nga pushteti në të gjithë vendet e Lindjes pas rënies së “Perdes së hekurt”.

Pas vitit 1991, shtesa e re e ndërtesës që ishte bërë në vitin 1973, u menaxhua nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe ka shërbyer për pritje zyrtare dhe aktivitete të ndryshme.  Pjesa e vjetër e saj funksionon aktualisht si biznes, hotel dhe restorant.

Vendimi

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/10/2023 00:38

    Vila eshte e bukur e moderne e me sa duket do te jepet me qera perkohesisht per ndonje lloj ekspozite/projekt artistik.Nuk do te ishte keq sikur me fitimet e qerase, te zevendesohej ajo pjese e catise me tjegulla qe nuk shkon me aritekturen moderne te viles e ngjan me shtesat qe u kane bere shqipot pallateve vend e pa vend.Nje cati betoni si pjesa tjeter do te shkonte me mire.

    Përgjigju
  • Drini: 12/10/2023 14:23

    Turp, ajo shtepi gjarprinjsh, duhet te shkaterrohet ne themel, jo te behet faltore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?