Arber Paplekaj, Pavlo Vuksani dhe Emiljan Prenga

Kronikë

Ish-ushtarakë dhe ish-policë/ Nga atentat me eksploziv tek 'gjobëvënie’ pas prishjes së pazareve të drogës deri te ish drejtor i burgjeve , kush janë 10 të arrestuarit nga grupi i armatosur i PD

22 Prill 2021, 15:17| Përditesimi: 22 Prill 2021, 16:35

  • Share

10 persona arrestoi sot policia si pjesëmarrës në ngjarjet e rëndë të ditës së djeshme në Elbasan, të cilët akuzohen për vrasje dhe pengmarrje. Edhe pse nga Partia Demokratike është pretenduar se bëhet fjalë për vullnetarë me mision për mbrojtjen e votës, nga një kërkim i thjesht në google rezulton se një pjesë e mirë e tyre janë persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Shqiptarja.com sjell disa prej tyre, ku spikasin ish-policët Nuredin Kasma, Pavlo Vuksani dhe Emiljan Prenga. I pari i dënuar me gjobë, të dytit i është vënë eksploziv ndërkohë që i treti i arrestuar për 'gjobëvënie’ pas prishjes së pazareve të drogës. Kujtojmë se policia tha sot se njëri prej të pranishmëve, Arjan Hoxha, i është prezantuar forcave të policisë si përgjegjës i sigurisë  për shtabin elektoral  të subjektit politik Partia Demokratike për  qarkun  Elbasan. Ai është emëruar në vitin 2017 nga vetë Gazment Bardhi, kur u bë ministër Drejtësie, si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Ai ka qenë gjithashtu shefi i sektorit të Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit në kohën e qeverisë së Sali Berishës.

10 të arrestuarit:  Arbër Paplekaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim; Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë”në bashkëpunim, të gjithë pjesë e grupit të armatosur në PD.

Arjan Hoxha, Shef i sigurisë në PD Elbasan! ish-drejtori i Burgjeve kur Bardhi ishte ministër i Drejtësisë! Ish-kreu i Krimit Ekonomik në kohën e Berishës

Në njoftimin e policisë sot për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan dje, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe 4 të tjerë u plagosën, thuhet se njëri prej të pranishmëve, Arjan Hoxha, i është prezantuar forcave të policisë si përgjegjës i sigurisë  për shtabin elektoral  të subjektit politik Partia Demokratike për  qarkun  Elbasan.

Po kush është Arjan Hoxha?! Ai është emëruar në vitin 2017 nga vetë Gazment Bardhi, kur u bë ministër Drejtësie, si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Ai ka qenë gjithashtu shefi i sektorit të Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit në kohën e qeverisë së Sali Berishës.

Vrasësi Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEA-s dhe ka shërbyer në Afganistan

1619014656_arberpapleka002.jpg

Arbër Paplekaj, ish efektiv i RENEAS është autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Papleka u vetëdorëzua dje në repartin e Forcave RENEA në Tiranë. 34 vjeçari i lindur në Tropojë, kishte ardhur në qytetin e Elbasanit për të kontribuar në fushatën elektorale të Partisë Demokratike. Paplekaj ka shërbyer në Afganistan, ka qenë pjesëtar i forcave RENEA, ka punuar deri para gjashtë muajsh si pjesë e stafit të sigurisë së Ambasadës Amerikane, më pas si shoqërues i një biznesmeni në Tiranë.

Emiljan Prenga, ish-polici i arrestuar për 'gjobëvënie’ pas prishjes së pazareve të drogës

1619039268_1emiljanoprengaishpolici2.jpg

Emiljan Prenga, i arrestuar sot nga policia si pjesë e grupit të PD që akuzohen për pengmarrje në ngjarjen ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ka qenë gjithashtu një efektiv policie.  Prenga i cili edhe vetë mbeti i plagosur dje nga një kërkim i thjeshtë në google rezulton se ka qenë i arrestuar në muajin nëntor të vitit 2016, pasi i ka bërë presion një personi për t’i dhënë 11 mijë euro.  Ky kërcënim erdhi pas prishjes së pazareve të drogës mes Prengës dhe personit tjetër, i cili kishte porositur 50 kg kanabis në Krujë me vlerë 550 euro për një kilogram për një mikun e tij në Durrës. Në momentin që droga nuk shkoi në Itali, në destinacionin që duhej të shkonte, Prenga nisi kërcënimet. Nga hetimet ka rezultuar se kanabisi sigurohej në Malësinë e Krujës dhe magazinohej në Durrës për t'u trafikuar më pas drejt Italisë, ndaj policit janë ngritur 3 akuza shpërdorim detyre, gjobëvënie dhe trafik droge. Emiljano Prenga nga hetimet është përfshirë dhe në dhunimin e një shoferi kamioni i cili kish marrë përsipër të dërgonte drogën në Bari por nuk e ka realizuar këtë transport.

Nuredin Kasma, ish-polici i dënuar se i preku gruan biznesmenit

“Të prek, dhe jo vetëm të prek, por të thyej në mes”. Me këtë fjalë dhe me disa goditje me shkop në duar i janë drejtuar një qytetari dy efektivë policie të Komisariatit Nr. 2 Tiranë në vitin 2012.  Njëri prej tyre Nuredin Kasma, sot është pjesë e grupit të armatosur të PD që ajo e quan si grupi i mbrojtjes së votës.  Gjithçka ndodhi teksa policët po i kontrollonin dokumentet e automjetit tregtarit, dy orë pas mesnate, në një nga rrugët e kryeqytetit. Më pas ata kanë dhunuar drejtuesin e automjetit, i cili ishte i shoqëruar nga katër persona, një prej të cilëve bashkëshortja e tij. Incidenti kishte ndodhur pasi policët e zbritën tregtarin nga makina me gjithë gruan dhe disa miq, dhe ai u kërkoi atyre që një police femër ta kontrollonte fizikisht gruan e tij për të shmangur prekjen e saj nga policët meshkuj.  Më 10 janar 2013, Gjykata e Tiranës deklaroi të fajshëm dy policët e akuzuar për këtë ngjarje dhe i dënoi ata me gjobë.

Pavlo Vuksani, ish-polici që iu bë atentat me eksploziv në Shkodër

1619090629_1619087121vuksani.jpg

Pavlo Vuksani një nga katër persona që mbetën të plagosur në ngjarjen e ditës së djeshme dhe që është arrestuar nga policia me akuzën e pengmarrjes si pjesë e grupit të strukturuar të Partisë Demokratike që ajo e pretendon si me mision për të mbrojtur votën. Po kush është Vuksani. Ai ka qenë punonjës i policisë kriminale. Ndërkohë që është përshirë në një ngjarje më 19 shkurt të vitit 2013. Atij i është bërë një atentat me eksploziv, në lagjen “Skënderbeg”, në qytetin e Shkodrës.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • raul: 23/04/2021 06:59

    Keto jane bandat e uniformave kafe qe sollen ne pushtet Adolf Hitlerin ne 1933 ne Gjermani. Keto banda atehere sulmonin naten dyqanet e lulelakres dhe cifutet dhe diten ju ofronin mbrojtje. Dhe sot ketu ne krye te tyre eshte sozia fizike dhe shpirterore e Hajnrih Himlerit te Rajhut te Trete shefit te poilicise politike te Fyrherit, Gazmend nazisti i Elbasanit qe pergjaku Elbasanin me banden e tij per te cilen nuk do ti shpetoje ndeshkimit shembullor nga populli i Elbasanit me 25 prill dhe arrestit nga drejtesia per ta vene ne pranga kete monster naziste qe terrorizon qytetaret ne punen e tyre duke u nxerre armet ne mes te qytetit. Populli i Elbasanit me 25 prill do dergoje per skrap dhe banden e Agush Habib Burgibes me hanxhar cfurqe, kosa dhe sepata ne dore duke e derguar Nafije dybekun per skrap dhe Agush Habib Burgiben ne shkretetiren e Tunizise

    Përgjigju
  • arturo ui: 22/04/2021 21:20

    Trusti i lulelakres.Eshte e pa konceptueshme ne mes te europes ne nje vend demokratik ne vitin 2021,te perseritet historia trustit te lulelakres.Per ideatoret e zbatuesit duhet te veproje ligji.

    Përgjigju
  • sali: 22/04/2021 20:56

    Po mire mo te gjithe keta Maloke.Apo mbajne besen qe i kane dhene partise

    Përgjigju
    • Edi: 27/03/2022 04:29

      Sjane maloke te gjithe ka edhe fushore o biks i vogel

  • Endri: 22/04/2021 19:05

    NISET I ZIU NJERI ME I VOTU DHE HAJDE VOTOJ KETA. KETA TE VRASIN E DHUNOJNE PA PUSHTET. ME PUSHTET KETA TE SKLLAVEROJN.

    Përgjigju
  • Rame: 22/04/2021 19:05

    Sa ka vrare Saliu, te mira qofshin...do gjak ai qen per pushtet

    Përgjigju
  • Latif: 22/04/2021 18:47

    Votoni PD se gjithmone me shtet e struktura paralele ka vepruar dhe kur ka qene ne pushtet. Votoni per at buçen nga Kavaja qe solli kollovaret nga veriu dhe derdhi gjak ne Elbasan

    Përgjigju
  • Filani: 22/04/2021 16:57

    Imagjino ,largeqofte nqs.me 25 prill fiton PD.keta bandite jane ne strukturat me te larta te policise

    Përgjigju
  • Ermal: 22/04/2021 16:52

    Maloket e pe qe e ben sus elbasanin dhe Tao Taon dhiu ne breke

    Përgjigju
    • Latif: 22/04/2021 18:40

      Po maloket jane shume te forte me njerez te paarmatosur

  • Cubel breca: 22/04/2021 16:41

    Keto jan kafshet e sali qenit si sikur edhe shiku i dikurshem qe njihet per bemat e cmendura te viteve 90. Keta monstra te kalben burgjeve jo te veprohet sic eshte ber deri me sot duke i nxjerr pas tre ditesh.

    Përgjigju
  • Woa: 22/04/2021 16:29

    Gjith keto te furgonit paskene qene te paster si figura prandaj i pasken rene ne qafe kot ketyre banditeve.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 22/04/2021 16:25

    Vetem maloket kan 30 vent qe na e can trapin.rrace e poshter

    Përgjigju
    • Berisha dhe fara e mutit qe mbolli ne PD!: 22/04/2021 16:56

      Partia DEmokratike, U lind nga shpresa, U rrit nga dhuna, U shkaterrua nga mentaliteti bajraktar verior! Varrosur perfundimisht ne 25 Prill 2021!

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?