Trajneri italian Marco Giampaolo

Ish-trajneri i Milanit Marco Giampaolo pasuesi i Reja-s? FSHF: S’ka negociata!

8 Nëntor 2022, 11:07| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 11:09

  • Share

Ish-trajneri i Milanit Marko Xhampaolo është i preferuari i FSHF-së dhe Armand Dukës për të pasuar Edy Rejan në stolin e kombëtares. Megjithëse 77-vjeçari do jetë në pankinë për miqësoret e nëntorit sipas të gjitha gjasave në dhjetor do mbyllë aventurën me Shqipërinë. Nga ana tjetër në FSHF thonë se ende nuk ka asnjë negociatë për trajnerin e ri dhe se në fund të nëntorit do ulen për të folur me Edy Reja-n.

Deri më tani si trajner i mundshëm i Shqipërisë është përfolur edhe Luixhi di Biaxho, ndërsa kombëtarja vijon stërvitjen me Rejën për miqësoren e 9 nëntorit kundër Katarit. Sakaq më 16 dhe 19 nëntor Shqipëria do luajë dy miqësore të tjera në Tiranë kundër Italisë fillimisht dhe më pas Armenisë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?