Roberto Mancini dhe Gabriele Gravina

Ish-trajneri i Italisë Mancini e sulmoi, presidenti i federatës Gravina: Fjalët e tij fyese, u ndjeva i tradhtuar

23 Gusht 2023, 10:48| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 10:51

  • Share

Presidenti i Federatës italiane të futbollit Gabriele Gravina i përgjigjet ish-trajnerit Roberto Mancini të dorëhequr pak ditë më parë. Mancini sulmoi Gravinën duke thënë se nuk e donte në pankinën e Italisë ndërsa Gravina jep versionin e tij duke thënë se fjalët e ish-trajnerit ishin të papërshtatshme dhe fyese për të.

Duke folur në mediat italiane drejtuesi i federatës së futbollit në Itali ndihet i tradhëtuar nga ish- trajneri Mancini që nuk i kishte bërë me dije më herët dëshirën për t’u larguar nga Kombëtarja. Gravina sqaron :

“U ndjeva shumë keq pasi me Mancinin kishim një marrëdhënie të mire miqësie dhe pune. Nuk i kam ndërhyrë kurrë në punët e tij ,nuk i kam kërkuar kurrë formacionin dhe nuk i meritoja ato fjalë” ka thënë Gravina.

Në fund Presidenti i Federatës italiane të futbollit e mbyll duke thënë se Luciano Spalleti është zgjedhja e duhur për të drejtuar të kaltrit.

Përgatiti Andi Kapxhiu

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?