Foto ilustruese

Ishte zhdukur që nga mbrëmja e djeshme! Gjendet i mbytur në kanal 25-vjeçari në Mat

16 Qershor 2023, 14:58| Përditesimi: 16 Qershor 2023, 15:00

  • Share

Pas disa orësh kërkime nga banorët e zonës dhe familjarët e tij, një 25-vjeçar i zhdukur që nga mbrëmja e djeshme është gjetur i mbytur në një kanal vaditës në Mat.

Që kur familjarët e të riut lajmëruan policinë e Matit rreth orës 23.35, të mbrëmjes së djeshme, se 25-vjeçari kishte shkuar në pyll për të mbledhur kërpudha por nuk ishte kthyer ende në banesë, policia nisi kërkimet në zonën e fshatit Shulbatër.

Pas disa orësh kërkime në bashkëpunim me banorët e zonës dhe familjarët e tij, 25-vjeçari është gjetur i vdekur pa shenja dhune, i mbytur në një kanal vaditës.

Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore dyshohet se i riu është mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

 

 

 

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?