Me armë në dorë vëllai i ish-deputetit Rraja

Ishte thjesht film

11 Shtator 2023, 20:24| Përditesimi: 11 Shtator 2023, 20:27

  • Share

Prokuroria e Tiranës ka lehtësuar akuzën për grupin e fisit Rraja që rrahu me shkopa bejsbolli dy persona, nga “plagosje e rëndë me dashje, në bashkëpunim në “plagosje të lehtë me dashje”.

Në fakt edhe kështu duket se po i bien në qafë personave me “shkopa bejsbolli”, prokurorët e kanë patur kohën e mjaftueshme, sepse çudia më e madhe zgjat vetëm tri ditë! Prokurorët mund të thonin se ishte “keqkuptim” ose ishte një film, me saktë një “skenë filmi”.

Nuk ka patur nevojë prokuroria të priste disa muaj për të administruar ”provat” për të arritur në këtë konkluzion provat janë sheshit dhe i kanë parë të gjithë me përjashtim të prokurorëve sylesh.

E gjitha ka qenë një keqkuptim. Personat me shkopa bejsbolli po luanin film. E xhiruan vetë skenën (provohet lehtësisht kamera, regjia) madje jo vetëm e xhiruan, por edhe e publikuan.

Nëntë persona me shkopa bejsbolli thjesht kanë shkuar për të xhiruar një film, dhe si në çdo film ajo që duket si “rrahje brutale” në fakt është aktrim i klasit të lartë.

Sikundër e panë të gjithë aty kishte edhe një pistoletë, edhe një shkop gome krahas “shkopave të bejsbollit”, u dëgjuan edhe thirrje “vrite, vrite”, ulërima dhe rënkime. Të gjitha këto janë prova të qarta se ka qenë film, ndryshe mos o Zot nuk mund të fyhen kaq shumë 9 burra të armatosur me armë dhe hunj dhe t’u thuhet se keni kryer “plagosje të lehtë”?! Eshtë turp. Njeriu për një burrëri jeton. Vetë te akuzuarit nuk duhet ta pranojnë këtë turp.

Tani që sipas prokurorëve gjenial, kemi të bëjmë me një “plagosje të lehtë”,

 a duhet t’i kthehet mandati deputetit Rrahaj?

 A duhet të reflektojë kryeministri Rama dhe të kthejë në detyrë ministrin e Brendshëm Çuçi?

A duhet të kthehen në punë policët e përjashtuar, oficerët e policisë të transferuar për një “plagosje të lehtë”?

 Po tre personat e shpallur në kërkim a do t’i kërkoj kush falje?

Po media a duhet të kërkojë falje për raportimin?

Po lajmet për nisjen e hetimit ndaj guroreve a duhen përgėnjeshtrua sot?

P.S. Të ndaluarit për këtë ngjarje janë thjesht njerëz të pafat. Nëse viktima e tyre do të ishte ndonjë prokuror,  pra prokurori të provonte në kurriz “shkopat e bejzbollit, shkelmat dhe qytën e pistoletës”, atëherë çështja do të zgjidhej me burrni dhe nuk do të ndodhte gjithë ajo tollovi që mori kokën e ministrit të Brendshëm dhe fytyrën e kryeministrit.

P.S. 2. A e dinë prokurorët kaqolë se çfarë është terrori dhe akti terrorist? Është ushtrimi i dhunës si mjet për të perhapur panik dhe frikë...

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 12/09/2023 11:25

    te mbaje pergjegjesi Kryeprokurori.....me keq se Lalla eshte ....ti hetoje prokuroret e vet ....

    Përgjigju
  • Kinostudio Shqipëria e Re: 12/09/2023 09:23

    Filmi me metrazh të lehtë i titulluar Autokritika.

    Përgjigju
  • joker: 12/09/2023 08:48

    mire mire se kshu vriten njerzit, duke mos marre ate qe meritojne

    Përgjigju
  • Adrian: 12/09/2023 04:22

    O Rame futi nje ritransmetim pamjeve,hidhi ne fb e shoqeroi me fjaline:dhe me keto pamje, ju uroj nje dite te mbare

    Përgjigju
  • Ben: 12/09/2023 04:18

    O Edo,ku e ke drejtesine qe deshëm?

    Përgjigju
  • Terror i pastër: 12/09/2023 01:59

    Sepse qëllimi i filmit ishte për të terrorizuar të tjerët popullin e tani po i fut e një goditje të lehtë dhe mjekoligjori me prokurorinë, e një ledhatim gjykatësi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?