Foto ilustruese

Ishte shpallur në kërkim nga familjarët, gjendet i mbytur në një rezervuar në Krujë 29-vjeçari

7 Mars 2020, 15:41| Përditesimi: 7 Mars 2020, 15:44

  • Share

KRUJE - Një 29-vjeçar me iniciale G.L. i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor është gjetur i mbytur në breg të rezervuarit "Pengile" në lagjen nr.4, të Krujës.

Sipas policisë ai kishte humbur kontaktet me familjarët të cilët kishin bërë një denoncim në Komisariatin e Policisë së Vorës.

Nga këqrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?