Ishte shpallur në kërkim për shitje narkotikësh, arrestohet 24-vjeçari në Ersekë

23 Mars 2023, 08:28| Përditesimi: 23 Mars 2023, 08:34

  • Share

Kristi Pina, 24-vjeç është arrestuar nga policia e Korçës, pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge, i cili bashkë me 4 shtetas të tjerë (3 prej tyre të arrestuar), do të transportonin 8.2 kg lëndë narkotike kanabis.

Në kuadër të operacionit antidrogë "Restart 14", policia e Korçës arrestoi pak ditë më parë Gjergji Bendo, 26 vjeç, Lentin Sulo, 29-vjeç, Mikel Kurtiqi 19-vjeç, pasi dyshohet se do të trafikonin lëndë narkotike në drejtim të Greqisë.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen e 35-vjeçarit G. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?