Foto ilustruese

Ishte shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet 24 vjeçari në Tepelenë

9 Qershor 2022, 13:55| Përditesimi: 9 Qershor 2022, 13:56

  • Share

Një 24 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës.

Endri Kokona, 24 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë ishte shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje pas vendimit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër e cila e kishte dënuar me 2 vite burgim nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 muaj.

Në datën 04.07.2020, pas një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin L. I.

Materialet në ngarkim të shtetasit Endri Kokona i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?