Foto ilustruese

Ishte shpallur në kërkim për abuzim seksual ndaj të miturve, në pranga 23-vjeçari në Durrës

16 Mars 2023, 12:02| Përditesimi: 16 Mars 2023, 14:28

  • Share

DURRËS- Një 23-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte i shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan dhe vunë në pranga 23 vjeçarin  e shpallur në kërkim, banues në Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 2 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?