Foto ilustruese

Ishte shpallur në kërkim pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 36-vjeçari në Gjirokastër

2 Qershor 2023, 09:13| Përditesimi: 2 Qershor 2023, 10:14

  • Share

Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga uniformat blu, pasi në muajin mars ai ishte kapur duke transportuar me mjetin e tij emigrantë të paligjshëm.

Policia njofton se Ramazan Musteqja i shpallur në kërkim që nga marsi është arrestuar sot nga uniformat blu. 36-vjeçari kishte tentuar të transportonte me automjet, kundrejt pagesës, një emigrant, që ai të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, në muajin mars të këtij viti.

Ai ishte ndaluar, në vendin e quajtur "Ura e Kardhiqit" dhe pas shenjës nga Policia, për ndalimin e automjetit, ai ishte larguar dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte shtetasin e huaj.

"36-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 20.03.2023, në vendin e quajtur "Ura e Kardhiqit", pas shenjës nga Policia, për ndalimin e automjetit, ai është larguar dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte një shtetas të huaj, kundrejt pagesës, me qëllim që ta ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme"-njoftimi i policisë.

Për pasojë 36-vjeçari Ramazan Musteqja u shpall në kërkim nga policia dhe sot është kapur dhe është vënë në pranga.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?