Foto ilustruese

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim droge, arrestohet 49-vjeçari! Pritet të ekstradohet drejt Serbisë

4 Nëntor 2022, 13:09| Përditesimi: 4 Nëntor 2022, 13:12

  • Share

Një 49 vjeçar është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Morinës, me qëllim ekstradimin e tij drejt Serbisë.

Gjatë verifikimit të të dhënave ndaj Dejan Stanojevic, 49 vjeç, banues në Ferizaj, rezultoi se ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Beogradi, Serbi, pasi Gjykata e Lartë e Beogradit, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve",  parashikuar nga legjislacioni penal i Serbisë.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Serbisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet serbe, vijon procedurat për esktradimin e këtij shtetasi.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?