Foto ilustruese

Ishte shpallur i zhdukur nga familjarët, 75 vjeçari nga Saranda gjendet i pajetë në Delvinë

24 Qershor 2023, 20:55| Përditesimi: 24 Qershor 2023, 21:00

  • Share

Një i moshuar 75 vjeçar i cili ishte shpallur i zhdukur nga familja dy ditë më parë është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në Delvinë. Mësohet se kanë qenë 2 barinj të fshatit Vergo ata që kanë denoncuar në polici gjetjen e 75 vjeçarit. 

Në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune ndërsa trupi i pajetë do të transportohet në morgun e Spitalit të Sarandës ku do të pritet edhe përgjigjia e ekspertizës mjeko-ligjore mbi përcaktimin e shkakut të vdekjes që dyshoht të ketë qenë natyrale.

Grupi hetimor vijon me veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?