Ishte plot energji, pasion e dashuri, Margariti: Maks Velo iku nga kjo jetë me brenga

31 Gusht 2020, 11:04| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 11:05

  • Share

Ministrja e Kulturës Elva Margariti përmes një postimi ka kujtuar sot Maks Velon, i cili ndërroi jetë pak muaj më parë. "Sot duhet të mbushte 85 vjeç. Ishte e çuditshme se si koha dukej të ishte ndalur tek ai dhe prej vitesh kishte krijuar imazhin e njeriut pa moshë. Duket si të ishte dje, kur debatonim për shqetësime të ditës. Shpesh nuk ndanim të njëjtat ide, por edhe atëherë ishte një kënaqësi ta dëgjoje Maksin se si fliste plot energji, pasion e dashuri. Maks Velo ishte një nga dashuruesit e mëdhenj të artit dhe të dijes.

Kurrë nuk u lodh duke vizituar muze, ekspozita, por edhe duke hedhur në letër kujtimet e tij, një pjesë e së cilave i takojnë kujtesës kombëtare. Maks Velo iku nga kjo jetë jo me pak brenga, me plagën e diktaturës së shpirt, por ndoshta edhe me çlirimin, që ai në një farë mënyre e kreu misionin e vet. Për hir të fjalës së lirë dhe së bukurës nuk bëri pakte, asnjëherë, në asnjë kohë dhe sot mbetet shembulli i artistit dhe intelektualit të lirë" shkruan ministrja.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?