U kap me thikë e kokainë me vete, arrestohet 38-vjeçari në Fier! Ishte pjesë e grupit që qëlloi me armë policinë në aksionin anti-kanabis në 2014 në Lazarat

12 Korrik 2022, 09:49| Përditesimi: 12 Korrik 2022, 10:31

  • Share

FIER- Florian Shurdhi, 38-vjeç ka përfunduar sërish në burg, pasi është kapur teksa qarkullonte me thikë me vete, kokainë e kanabis.

Arrestimi i tij është bërë mesditën e sotme në Bypass-in e Fierit, teksa policia e cilëson si një person me " rrezikshmëri të lartë shoqërore", kjo pasi emri i tij është bërë i "njohur" gjatë operacionit anti-kanabis në Lazarat në 2014 nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. 

Shurdhi ishte një nga personat që qëlluan me armë policinë në aksionin antikanabis në qershor 2014. Aso kohe u raportua se Shurdhi ishte porositës i sulmit mbi policinë për hakmarrjen e vrasjes së vëllait të tij, Sabriut në vitin 2007 nga forcat RENEA në Lazarat, mirpo ai e ka mohuar këtë akuzë. Ai ka qenë i arrestuar më herët edhe sepse ka rrahur brutalisht një efektiv të rrugore, pse i kërkoi që të largohej nga akina e parakuar paralelisht në bulevardin kryesor të Gjirokastrës.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?