Foto e nuses

Ishte pjesë e bandës kriminale, nusja meksikane arrestohet në ditën e dasmës së saj

16 Janar, 09:18| Përditesimi: 16 Janar, 09:22

  • Share

Një grua në Meksikë përfundoi duke kaluar ditën e saj të dasmës në një qeli, me pranga në duar, pasi u arrestua bashkë me dhëndrin pak para fillimit të ceremonisë, për një rast që përfshinte zhvatjen dhe rrëmbimin, dyshohet për llogari të një karteli droge.

Sipas Protothema.gr, nusja e quajtur Nancy. N u arrestua më 22 dhjetor, ditën kur ishte planifikuar të martohej me të zgjedhurin e zemrës së Clemente N, i njohur edhe me pseudonimin "Raton".

Prokurorët publikuan video dhe foto ku shfaqet Nancy N. me fustan nuseje dhe të prangosur, e rrethuar nga policia.

Edhe pse u raportua se dhëndri u dërgua me nusen në repart, media të tjera raportuan se ai arriti të arratisej. Gjithashtu ditën e dasmës, në pranga u vunë edhe gjashtë burra të tjerë.

Banda akuzohet për lobim ndaj tregtarëve të shpendëve pranë Mexico City dhe rrëmbim të katër punonjësve të një dyqani shpendësh në Toluca. Shumë nga anëtarët e bandës kishin pseudonime dhe prokurorët kanë mundur të përcaktojnë rolin e secilit në rrjetin e zhvatjes.

Të dyshuarit besohet se janë të lidhur me një kartel droge të njohur si La Familia Michoacana, i cili është akuzuar për vrasjen e gjashtë personave me një dron në Meksikën jugore në fillim të janarit. Sipas autoriteteve, ky krim është pjesë e një lufte më të gjerë mes bandave rivale për kontrollin e zonës.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?