Ishte në kërkim ndërkombëtar pas akuzave për korrupsion, policia spanjolle arreston ish-kreun e kompanisë shtetërore të naftës

14 Shkurt 2020, 06:14| Përditesimi: 14 Shkurt 2020, 06:30

  • Share

Ish-kreu i kompanisë shtetërore të naftës në Meksikë, (Petróleos Mexicanos) Emilio Ricardo Lozoya Austin është arrestuar këtë të mërkurë në Spanjë pas një urdhëri ndërkombëtar të lëshuar nga Meksika. Prokurori i Përgjithshëm meksikan, Alejandro Gertz Manero ka sqaruar se arrestimi i Lozoya është bërë në qytetin portual spanjoll të Malagas.

Lozoya ishte drejtor i Pemex misdis viteve 2012 dhe 2016 gjatë administrimit të ish-Presidentit Meksikan Enrique Peña Nieto.Meksika lëshoi ​​urdhër-arreste ndërkombëtarë kundër Lozoya vitin e kaluar si rezultat i hetimeve ndaj tij për korrupsion, përfshirë dhe lidhjet e tij të pretenduara me Odebrecht, kompani ndërtimi braziliane e cila siguroi kontrata në të gjithë Amerikën Latine përmes një rrjeti të ryshfeteve.

Referuar kësaj çështje, Lozoya ka mohuar akuzat.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?