Njomza Olluri – Gashi dhe vajza e saj Olta humbën jetën në aksidentin e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së 4 gushtit 2023 në Kroaci. Ndërkohë bashkëshorti, Safet Gashi dhe djali janë plagosur rëndë.
Familja nga Pjetershtica e Shtimës, në Kosovë ishin me vendbanim ne Abensberg të Gjermanisë, Ata po udhëtonin për në Kosovë kur makina e tyre BMW u përplas me një makinë që drejtohej nga shtetasi kroat, që mbeti gjithashtu viktimë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 të së premtes në dalje të Ravçës në austrostadën A1.
Babë e bir janë janë të plagosur rëndë dhe po trajtohen në spitalin e Splitit.
Lajmi kryesor:
Ishin nisur nga Gjermania në Kosovë me pushime, familja shqiptare aksidentohet në Kroaci! Humb jetën nëna dhe vajza, babai dhe i biri rëndë në spital
S.G/ReportTv.al