Ishte në kërkim nga policia, arrestohet në kufi reperi i njohur shqiptar

17 Janar 2023, 10:23| Përditesimi: 17 Janar 2023, 10:24

  • Share

Reperi shqiptar, Feronit Shabani i njohur ndryshe si Fero ka rënë në prangat e policisë. Mediat në Kosovë raportojnë se reperi Fero është arrestuar mbrëmjen e djeshme në një nga pikat kufitare në Kosovë.

Fero ishte i shpallur në kërkim dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha për Gazetën Express se:

“Është arrestuar mbrëmë, ka qenë në kërkim për rast një rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Arrestimi është bë në një nga pikat kufitare në Kosovë. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?