Ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, policia e Durrësit dhe Interpoli vë në pranga 46-vjeçarin

28 Mars 2020, 10:43| Përditesimi: 28 Mars 2020, 10:45

  • Share

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Interpol Tirana ka arritur të vërë në pranga një 46-vjeçar i cili ishte në kërkim ndërkombëtar. Në njoftimin e bërë nga policia thuhet se krahas zbatimit të masave kufizuese të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së COVID-19 vijon edhe puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Personi në fjalë është dënuar nga gjykata e Torinos me 13 vjet e 4 muaj burg.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve mes DVP Durrës dhe Interpol Tirana vë në pranga një të kërkuar, i dënuar në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Strukturat e Policisë Durrës, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë dhe lëndë narkotike, si dhe atyre të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim ndërkombëtar:

Artur Vaqo, 46 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Torinos, këtë shtetas e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg, për kryerjen e veprave penale "Drejtim i organizatës kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike" dhe "Përdorimi i armëve të zjarrit", parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?