Foto ilustruese

Ishte në Karaburun me grupin e guidës turistike, 64-vjeçarja humb orientimin për shkak të mjegullës

12 Mars 2023, 20:04| Përditesimi: 12 Mars 2023, 20:06

  • Share

Vlorë - Një turiste ka humbur kontaktet me grupin e guidës turistike në Karaburun. Ajo është identifikuar si D.E., 64 vjeçe, e cila rreth orës 19:10 dyshohet se për shkak të mjegullës ka humbur orientimin dhe kontaktet me pjesën tjetër të grupit.

Menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare, Deltës dhe stacionit të Policisë Orikum  është organizuar një grup i përbashkët për kërkimin e kësaj shtetaseje nga toka dhe deti.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?