"Ishte ndeshja më e mirë e sezonit", Gvozdenovic: Skënderbeu meritoi fitoren! Ahmataj: U nervozova në fund

6 Nëntor 2023, 11:16| Përditesimi: 6 Nëntor 2023, 16:57

  • Share

Skënderbeu-Tirana, një sfidë shumë e luftuar e javës së 12 të Superligës, është mbullur në barazim 1-1. Korçarët rrezikuan më shumë për tre pikët, por në fund e çuan në 5 numrin e ndeshjeve pa fitore në kampionat.

“Ishim shumë pranë fitores së kësaj ndeshje, por na mungoi edhe pak fat. Ishte edhe pasi i fundit sepse krijuam shumë shumë raste. Sot për mendimin tim kemi bërë ndeshjen më të mirë të sezonit deri më tani,”-u shpreh Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.

“Nervozizmi vjen sepse në fundin e ndeshjes u vumë në vështirësi. Kjo e nervozon trajnerin. I sfumuam mundësitë tona dhe në fund mund të kishim edhe fatin kundër që mund të sillte humbjen e ndeshjes,”-tha Julian Ahmataj, trajner i Tiranës.

Po të dielën Kukësi barazoi pa gola kundër Dinamos, ndërsa Laçi-Teuta u mbyll me shifrat 1-1. Më herët Egnatia kryesuese fitoi 0-1 kundër Erzenit

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?