Ishte ndërtuar pa leje, IKMT aksion për shembjen e ndërtesës 4 katëshe në Vlorë! Të dielën do ta rrëzojnë me eksploziv (VIDEO)

8 Dhjetor 2022, 11:02| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 14:22

  • Share

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtes së Territorit, prej dy ditësh ka nisur një aksion në Dhërmi të Vlorës për të kryer shembjen e një objekti me katër kate. Sipas informacioneve i gjithë objekti i ndërtuar është ndërtuar pa lejen përkatëse nga organet kompetente.

Ende nuk dihet se kush është pronari i këtij objekti. Forcat xheniere po punojnë gjithashtu për hapjen e vrimave në ndërtesë.

Pritet që gjatë ditës së dielë të kryhet shpërthimi i kontrolluar me mina të telekomanduara për të bërë të mundur rrëzimin e objektit të ndërtuar pa leje.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?