Ishte me të birin për kurim në Turqi, ndahet nga jeta prej COVID Haxhi Bardhyl Sytari, babai i Myftiut të Shkodrës

23 Nëntor 2020, 13:41| Përditesimi: 23 Nëntor 2020, 13:42

  • Share

Haxhi Bardhyl Sytari, babai i Myftiut të Shkodrës Muhamed Sytari, ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID.

Lajmin e ka dhënë ditën e sotme, përmes një postimi në rrjetin social, Muftiu Sytari.

"Të Allahut jemi, tek Ai do të kthehemi! Baba jonë i shtrenjtë, Haxhi Bardhyl Sytari, sapo e dorëzoi shpirtin e tij! Ju lutem ta kujtoni me dua! Allahu jua shpërbleftë me të mira", shkruan Sytari.

Babai i myftiut të Shkodrës u nis drejt Turqisë prej gjendjes së rënduar shëndetësore nga koronavirusi. Një javë më pas në Ankara shkoi edhe i biri i tij, Muhamed Sytari.

 


Lajmi kryesor:

Të dy për kurim në Turqi të infektuar me COVID/ Përmirësohet Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, por jep lajmin e keq, ndahet nga jeta babai i tij


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?