Foto ilustruese

Ishte me COVID, por tentoi që të kalonte në Greqi! Gjobitet me 700 mijë lekë 65-vjeçari

27 Nëntor 2020, 13:59| Përditesimi: 27 Nëntor 2020, 14:27

  • Share

KAKAVIJË- Një 65-vjeçar i infektuar me COVID-19 ka tentuar që të kalojë kufirin në Greqi, por ai është pikasur nga autoritet mjekësore në doganë. Për pasojë, burime zyrtare bëjnë me dije se ai është gjobitur me 700 mijë lekë si edhe është venë në hetim.

Mësohet se 65-vjeçari me inicialet V.LL banues në fshatin Lumas, Elbasan kishte dalë pozitiv me COVID në testin e bërë në një laborator privat, por por pavarësisht kësaj nuk ishte karantinuar.

Për pasojë u gjobit si edhe u vu në hetim  për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve  shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë".

"Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve  shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë". Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin V. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Lumas, Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private. Gjithashtu,  këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000  lekë", njofton policia. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?