Flakët shkrumbojnë ‘Benz-in’ në Fier! Dyshohet se makina është braktisur dhe i është vënë zjarri qëllimisht

10 Tetor 2022, 19:04| Përditesimi: 10 Tetor 2022, 19:40

  • Share

FIER-  Një makinë tip “Mercedes Benz” është gjetur e djegur në fshatin Shtyllas, në aksin rrugor Fier-Levan. Si pasojë e flakëve mjeti është shkrumbuar plotësisht dhe është pa targa, ndërsa pranë tij nuk kishte njeri. 

Dyshohet se mjeti është braktisur dhe i është vënë zjarri qëllimisht, dhe se autori ose autorët kanë zgjedhur pikërisht një rrugë dytësore për të djegur makinën. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Myzeqari: 11/10/2022 01:43

    Ka lidhje me benx e grabitur die ne lushnje. Mustaqe kuqi do vrase na vlora ee. Shtet i mbaruar qe skapin dot nje njeri qe ka 10 vjet po tallet me ta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?