Fari Adili

Ishte larguar nga banesa që prej 18 dhjetorit, gjendet i pajetë 87-vjeçari në Korçë

8 Janar, 10:40| Përditesimi: 8 Janar, 10:53

  • Share

KORÇË- Trupi i pajetë i të moshuarit Fari  Adili u gjet mëngjesin e sotëm në lagjen 17 në qytetin e Korçës. I moshuari është gjetur pa shenja jeta në një tokë arë rreth orës 09:00.

Në trupin e 87-vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune, ndërsa ai rezulton të jetë larguar nga banesa më datë 18.12.2023. Familjarët kishin bërë denoncim në polici për zhdukjen e tij, ndërsa i moshuari vuante nga skleroza. 

Shqiptarja.com e kishte publikuar rastin e zhdukjes dhe apelin e familjarëve për ndihmë. 

“Më datë 08.01.2024, rreth orës 09:00, në lagjen nr. 17, Korçë, në një tokë arë, është gjetur pa shenja jete, pa shenja dhune, shtetasi F. A., 87 vjeç, banues në Korçë. Nga verifikimi i kryer rezulton se ky shtetas është larguar nga banesa më datë 18.12.2023”, njofton policia.

Trupi i 87-vjeçarit, ndodhet në morgun e spitalit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?