Foto ilustruese

Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i pajetë 63-vjeçari në Maliq

6 Qershor 2023, 13:46| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 13:52

  • Share

Një 63-vjeçar është gjetur paraditen e sotme i vdekur në mes të rrugës, në një lagje në Maliq të Korçës.

I moshuar është gjetur sot rreth orës 10:00, në fshatin Plasë, në rrugë, i pajetë dhe pa shenje dhune në trup.

Sipas njoftimit të policisë, për 63- vjeçarin ishte bërë një kallëzim ditën e djeshme nga vëllai i tij, i cili ka deklaruar se 63-vjeçari me iniciale B.D ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme.

Sipas kallëzimit të bërë, i moshuari vuante nga problemet e shëndetit mendor.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?