Ishte i parkuar pranë banesës, digjet gjatë natës një automjet në Korçë! Burime për Report Tv: Është e qëllimshme

23 Shkurt 2023, 08:30| Përditesimi: 23 Shkurt 2023, 12:53

  • Share

KORÇË- Automjeti i Mateo Dersnikut në Korçë është përfshirë nga flakët gjatë natës teksa ishte i parkuar. Ndonëse Dersniku ka deklaruar se se nuk ka konfilte me askënd, burime për Report Tv bëjnë me dije se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Mateo Dersniku, nuk është me precedent penal dhe nuk ka konflikte me askënd, së paku kjo ishte ajo që dëshmoi përpara policisë.

 “Korçë/Informacion paraprak

Më datë 23.02.2023, rreth orës 01:50, në lagjen nr. 6, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të shtetasit M. D., banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në afërsi të banesës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Ora 12:37
I dogjën makinën në Korçë, Mateo Dersniku: Nuk kam konflikte me askënd! Burime: Zjarrvënie e qëllimshme

1677139630_finalprojekt.00402416.Still017.jpg

Burime për Report Tv bëjnë me dije se djegia e makinës në pronësi të Mateo Dersnikut në Korcë ishte e qëllimshme. Në deklaratën e tij para forcave blu, Dersniku ka thënë se nuk ka konflikte me askënd.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?