Kronikë

Shuhet Bashkim Fino, sot ditë zie kombëtare! Ish-Kryeministri i 'Pajtimit Kombëtar' humb betejën me COVID! Rama: Miku im nuk jeton më! PS dhe PD ndërpresin fushatën

29 Mars 2021, 07:52| Përditesimi: 29 Mars 2021, 22:24

  • Share

Flamujt janë ulur gjysmë shtizë...Ky mëngjes nisi me një lajm të trishtë! Me një karrierë 30-vjeçare në politikë, Bashkim Fino, simbol shprese si ish-kryeministër në qeverinë e Pajtimit Kombëtar në ’97-ën, humbi betejën me armikun e padukshëm, COVID-19.

Jeta e deputetit socialist në 6 legjislatura, u ndërpre në mes pas muajsh beteje me virusin i shtruar në spital me vështirësi shëndetësore që mengjesin e kësaj të hëne rreth orës 04:00 i shkaktuan arrest kardiak.

Dita e hënë e 29 marsit do të shënjohet në historinë e politikës shqiptare. Qeveria me propozim të kryeministrit Edi Rama e shpalli ditë zie kombëtare.

Humbje e pabesueshme dhe pikëlluese për politikanët e të gjitha kaheve në Shqipëri, për vetë politikanin e moderuar që Fino përfaqësonte.

Me një foto ulur të dy në Parlament teksa i hedh dorën në krah, kryeministri Edi Rama shkruan: “E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë”

Të gjitha aktivitetet elektorale në ditën e katërt të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit u ndërprenë. “Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”, shkroi kreu i qeverisë.

Për kryeparlamentarin Gramoz Ruçi Bashkim Fino ishte” një ndër njerëzit më të mirë të Shqipërisë”.  “Ishte vëllai, kolegu dhe miku ynë, buzëqeshja e të cilit nuk do të na ndahet përjetë”, shkruan ai.

Njeriu që diti të marrë përsipër përgjegjësi edhe në momentet ndër më të vështirat në historinë e Shqipërisë postkomuniste, atë të trazirave të vitit famëkeq 1997 ishte jo vetëm qytetar e politikan aktiv por edhe familjar shembullor, siç presidenti Meta e vlerëson në këto fjalë. “Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes. Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë! Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona", shkruan Meta.

Një zë të rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit, je personifikon kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Teksa simpatizantët kishin dalë për ta pritur në takimet e fushatës në Fier, edhe kryedemokrati njoftoi anulimin e të gjitha aktiviteteve të koalicionit.  

“Tani je në qiell shoku im”, ishin fjalët e pakta mbushur me dhimbje të zv.kryeministrit Erion Braçe.

Që Fino nuk ishte vetëm një koleg, por edhe shok i mirë, e dëshmojnë edhe fjalët e deputetes Mimi Kodheli. Të dy të rinj, të qeshur, teksa shohin njëri-tjetrin në sy për shprehjen e kësaj fotoje të vjetër, atëhrë shokë klase në fakultet, që Kodheli e poston për t’i dhënë lamtumirën mes kujtimesh. "Ja ku jemi të dy, shokë të një klase fakulteti. Mbetëm deri sot të tillë, por jam e sigurt do takohemi sërish. Lamtumirë shok i kohërave të vjetra e moderne, mik i ditëve të mira e të vështira”, shkruan Kodheli.

Në fjalët e kryebashkiakut Erion Veliaj gjen një tjetër tipar të Finos, atë të babaxhanit. “Mëngjes fort i trishtë ky, pas ikjes së një burri babaxhan e të mirë, një socialist i çmuar, si Bashkim Fino. Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë që, në një nga çastet më të vështira të vendit, ai u gjend aty, me urtësinë e tij!”

Vështirë që kush preku politikën të mos ketë ndarë një copë udhë me Bashkim Finon, e për ministren e Jashtme Olta Xhaçka, boshllëku i lënë pas nuk do të mund të zëvendësohet, pasi disa njerëz thjesht janë të papërsëritshëm shprehet ajo.

Për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, Bashkim Fno kishte lindur për të qenë kryeministri i pajtimit. “Njeriu që ishte kundër çdo konflikti absurd”, thekson ajo.

Bashkim Fino nuk kishte ndërment të tërhiqej. Angazhimin e përvojën e tij në politikë do e vijonte edhe në këtë betejë të radhës elektorale të parlamentareve 2021, si kandidat në qarkun e Fierit, por fatkeqësisht humbi ne betejën me virusin vdekjeprurës.

Bashkim Fino u lindi në Tiranë, më 12 tetor 1962. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Gjithashtu ka kryer specializime për menaxhimin e pushtetit vendor në SHBA, Itali, Greqi e Finlandë. Ka një karrierë të pasur profesionale në fushën ekonomike. Në vitin 1992,   Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.

Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.

Bashkim Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004-2005, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

Ora 21:21
Shuhet Bashkim Fino, Ambasada e Rusisë në Tiranë: Ishte një personalitet i spikatur

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të 97’ dhe deputetit Bashkim Fino. Duke i shprehur ngushëllimet familjes, ambasadori Mikhail Afanasiev, shkruan se Fino ishte një prej personaliteteve më të spikatura të historisë moderne të shtetit shqiptar.

"Ambasada e Federatës Ruse i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe kolegëve të z.Bashkim Fino. Z. Fino ishte padyshim një prej personaliteteve më të spikatura të historisë moderne të shtetit shqiptar. U prehtë në paqe", shkruan ambasada.

Ora 17:16
Bashkim Fino humb betejën me COVID/ PD ul flamurin në gjysmë shtizë

Ndarja nga jeta e Bashkim Finos i ka shuar për pakë orë ndasitë politike. Njësoj si institucionet e tjera shtetërore dhe publike, edhe PD-ja ka ulur flamurin në gjysmë shtizë.

Ora 16:39
‘Hidhërim i veçantë’, Duka shpreh ngushëllimet për Finon: Mbi të tjera ishte dashamirës i madh i futbollit

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen e ish-kryeministrit Bashkim Fino nga jetë për shkak të COVID-it. Duka thotë se është shumë i trishtuar, për një personazh që mbi të tjera ishte edhe një dashamirës i madh i futbollit. Mbi të tjera Fino ka qenë edhe rivali i Dukës në zgjedhjet për president të FSHF-së në 2018.

“Lamtumirë i dashur Bashkim!

Përtej trishtimit, që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të politikanit dhe njeriut publik Bashkim Fino, më ka sjelle hidhërim të veçantë. Ai përpos kontributeve të veçanta dhe të vlerësuara në politikë, ka qënë një dashamires i veçantë i futbollit.

Një personazh i veçantë i politikës, që gjithmone nuk ka munguar të jetë i pranishëm në stadium apo për të dhënë kontributin e tij për të mirën e kësaj loje të mrekullueshme.

Në këtë moment të vështirë për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur.

Lamtumirë Bashkim, lamtumirë mik, familjar dhe dashamirës i madh i futbollit!”-shkruan Duka. 

 

Ora 16:27
Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Xhafaj: Njeri fisnik që e ndërtoi karrierën me sakrifica

Deputeti Fatmir Xhafaj ka reaguar për për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino, i cili humbi betejën me COVID në moshën 59-vjeçare.

Xhafaj në një postim në ‘Facebook’ shkruan se Fino ishte dhe do mbetet shëmbëlltyra e njeriut fisnik, politikanit të qytetëruar, socialistit të vërtetë, personaliteti që e ndërtoi me punë e sakrifica, karierën dhe emrin e tij. 

"I dhimbshëm në shpirt lajmi i hidhur që njofton ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tonë Bashkim Fino.

Luftoi aq shumë për jetën ku prej vitesh me radhë fitoi disa beteja, por nuk ja doli dot t’i shpëtonte përballjes së fundit duke lënë mes nesh kujtimin e një njeriu që guxonte të ishte vetvetja, të ishte i vërtetë, i guximshëm dhe përherë aktiv për të ruajtur frymën e bashkëjetesës dhe solidaritetit brenda familjes sonë socialiste. E njoha nga afër në vitin e mbrapshtë të ‘97 dhe prej asaj kohe u bëmë bashkëudhëtarë të të njëjtit rrugëtim ku na u ndërthur bashkëpunimi si kolegë, si miq dhe si socialistë të një kauze. Ai ishte dhe ngelet shëmbëlltyra e njeriut fisnik, politikanit të qytetëruar, socialistit të vërtetë qysh në orët e para dhe personalitetit që e ndërtoi me punë e sakrifica, karierën dhe emrin e tij.

Ngushëllime të përzemërta familjes, të afërmve dhe gjithë kolegëve! U prehsh në paqe Bashkimi ynë i paharruar", shkruan Xhafaj.

 

Ora 13:52
Ahmetaj ndan foton me Bashkim Finon: Me çfarë fjalësh mund ta përcjellësh një mik të shtrenjtë të zemrës e të familjes

1617018859_16713231936737006027495373975480085215977839n.jpg

Minsitri Arben Ahmetaj ka ndarë në rrjetet sociale një foto me mikun dhe kolegun e tij Bashkim Fino, pas ndarjes së tij nga jeta ditën e sotme, duke mos fituar betejën me COVID.

Teksa e quan Finon një mik të shtrenjtë të zemrës e të familjes, Ahmetaj ka publikuarnjë foto ku shihen duke diskutuar jashtë Kuvendit.

“Me cfarë fjalësh mund ta përcjellësh një mik të shtrenjtë të zemrës e të familjes?! Jam i hidhëruar nga ikja jote, nuk mund ta besoj. Do na mungosh cdo ditë si mik i dashur, si socialist me shpirt, si patriot i vërtetë që i dole për zot vendit në ditë të vështira. Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes”, shkruan Ahmetaj.

Ora 12:59
Ambasada Amerikane: Bashkim Fino do mbahet mend për kontributin e tij në qeverinë Pajtimit Kombëtar dhe proceset ligjbërëse

Ambasada Amerikane ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos. Ambasada shkruan se ai do të mbahet mend për udhëheqjen, në moshë fare të re, të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997 e gjithashtu për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij të larmishme politike.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiron t’i përçojë ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të z.Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë të parakohshme. Z.Fino do të kujtohet për udhëheqjen, në moshë fare të re, të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997 e gjithashtu për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij të larmishme politike. U prehtë në paqe”, shkruhet në njoftim

Ora 11:36
Shuhet Bashkim Fino, Berisha: Një prej personaliteteve më të spikatura dhe zë i moderuar brenda PS

Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos. Berisha e cilëson atë si një nga personalitete dhe zërin e moderuar brenda PS, ndërsa vlerësoi rolin e tij si ish kryeministër i pajtimit kombëtar në 1997, për të cilin tha s e përmbushi detyrën me përgjegjësi.

“Miq, Covid 19 e ndau nga jeta para kohe Bashkim Finon, njerin prej personaliteteve me te spikatura te Partise Socialiste dhe qeverisjes se vendit.

Gjate ketyre 30 viteve ne politike, Bashkimi ka mbajtur detyra te rendesishme nga kryetar bashkie i qytetit te tij te lindjes Gjirokastres deri ne kryeministër i qeverise se pajtimit kombëtar ne vitin 1997, e cila kishte si detyre me kryesore përgatitjen e zgjedhjeve te parakohshme, detyre te cilen ne vleresimin tim ai e permbushi ne fryme bashkepunimi dhe me pergjegjesi.

Pas atyre zgjedhjeve deri sot ai si deputet i PS dhe qeveritar i saj ka kryer detyra te rendesishme duke qendruar nje ze i moderuar ne grupin drejtues ekstremist te PS.

Duke shprehur ngushellimet e mia me te ndjera familjes Fino per humbjen e pakompensueshme, une i lutem Zotit qe shpirti i Bashkimit te saj te dashur te gjeje paqen e merituar. Amin”, shkruan Berisha.

Ora 11:17
Ndarja nga jeta e Finos, Haradinaj: Mori detyrën si kryeministër në situatën më kritike dhe e kreu me nderë, Bashkimi u prehtë në paqe

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino, i cili humbi jetën si pasojë e COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Haradnaj shprehet i pikëlluar, duke shtuar se Fino mori detyrën si kryeministër në situatën më kritike që kishte shteti modern shqiptar dhe e kreu me nderë e atdhedashuri, deri në rikthimin e normalitetit.

Në postimit e tij, ish-kryeministri kosovar ka shprehur edhe ngushëllimet e tij nga familjes Fino, kolegëve, bashkëpunëtorëve si dhe të fjete popullit shqiptar.

“Bashkimi, u prehtë në paqe!”, shkruan Haradinaj në fund.

Ora 11:13
Ditë zie për Bashkim Finon, anulohet takimi i Bashës në Fier dhe të gjtha aktivitetet elektorale të PD (VIDEO)

Anulohet takimi i kreut të PD Lulzim Basha në Fier pasi dita e sotme u shpall ditë zie kombëtare me një vendim të qeverisë për ndarjen nga jeta të deputetti socialist Bashkim Fino.

Kreu i PD Fier Luan Baçi tha se do të respektohet dita e zisë në nder të deputetit Bashkim Fino. Ndërkaq Report Tv mëson se janë anuluar të gjitha aktivitetet elektorale të PD.

"Për shkak të ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe deputetit të parlamentit Bashkim Fino, kryetari i PD Lulzim Basha vendosi të shtyjë aktivitetet politike të parashikuara për ditën e sotme në Fier me pjesëmarrjen e tij", thuhet në deklaratën e PD.

Flamuri shqiptar dhe ai i PS janë ulur në gjysmë shtizë në nderim të Bashkim Finos, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pasi ishte i infektuar me COVID-19

Ora 10:57
Fino humbi betejën me COVID, Kryemadhi: Njeri i mirë dhe socialist i vërtetë, i lindur për të qenë kryeministri i pajtimit! U prehsh në paqe

1617008329_80005fcf2bab4815d.jpg

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino.

Përmes një postimi në rrjete sociale ajo shkruan se me hidhërim ka mësuar lajmin e trishtë, për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos të cilin e quan një njeri i mirë dhe një socialist të vërtetë. Ajo e cilëson Finon, njeriun që ishte kundër çdo konflikti absurd, i lindur për të qenë kryeministër i pajtimit.

"Me hidhërim të madh mësova lajmin se u nda nga jeta një njeri i mirë, një socialist i vërtetë. Njeriu që ishte kundër çdo konflikti absurd, i lindur për të qenë kryeministri i pajtimit. U prehsh në paqe Bashkim", shkruan ajo.

Ora 10:38
Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Basha: Zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit

1617007034_bashafino.jpg

Një zë të rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit. Kështu e ka quajtur kreu i Partisë Demokratike deputetin socialist Bashkim Fino në mesazhin e ngushëllimit pas ndarjes nga jeta.

"Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino. Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Fino dhe gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe", shkruan Basha në Twitter.

Ora 10:16
Shuhet Bashkim Fino, qeveria shpall ditë zie kombëtare 29 marsin! Flamuri i PS dhe ai kombëtar ulen në gjysmë shtizë

Qeveria shpall ditën e sotme ditë zie kombëtare pas ndarjes nga jeta të deputetit të PS dhe ish-Kryeministrit të 'Pajtimit Kombëtar', Bashkim Fino në nderim të kujtimit dhe veprës së tij duke iu gjendur pranë vendit në momentet më të vështira. Flamuri shqiptar dhe ai i PS janë ulur në gjysmë shtizë në nderim të Bashkim Finos, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pasi ishte i infektuar me COVID-19. Të gjitha institucionet do të kenë flamuri kombëtar tw ulur në gjysmë shtizë në nderim të të ndjerit Bashkim Fino.

Sipas vendimit të qeverisë shpenzimet e varrimit dhe ceremonisë do të mbulohen nga Institucioni Organizator i Ceremonialit. Në zbatim të VKM të marrë sot paradite, pas ndarjes nga jeta të ish kryeministrit dhe deputetit Bashkim Fino, flamuri shqiptar në të gjitha përfaqësitë shqiptare në botë, ulet në gjysmë shtizë.

Vendimi i Qeverisë
Ora 10:07
Ruçi për Bashkim Finon: I doli zot atdheut në kohë të vështira, një nga njerëzit më të mirë të Shqipërisë


Përmes një mesazhi emocionues, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka shprehur vlerësime maksimale për figurën e Bashkim Finos, i cili u nda mëngjesin e sotëm nga jeta.

 “Sot u nda nga jeta kolegu ynë, Bashkim Fino. Bashkimi humbi betejën për jetën duke na shkaktuar të gjithëve, familjes, kolegëve, miqve, një humbje të pazëvendësueshme. Bashkim Fino ishte një ndër njerëzit më të mirë të Shqipërisë, politikan, kryetar bashkie, deputet dhe ministër ndër më të shquarit. Shërbeu me devotshmëri për disa legjislatura si deputet i qarkut Fier dhe fitoi besimin dhe dashurinë e të gjithëve. Bashkimi i doli zot atdheut si Kryeministër në një kohë të rëndë dhe shërbeu si shtetar dhe patriot gjatë periudhës më të vështirë të tranzicionit. Ishte vëllai, kolegu dhe miku ynë, buzëqeshja e të cilit nuk do të na ndahet përjetë. Lamtumirë, Bashkim, vëllai ynë i dashur dhe i paharruar!”, shkruan Ruçi.

Ora 10:00
Nishani shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos: Humbëm një person me vlera e parime! Pusho në paqe

Ish presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka reaguar për ndarjen nga jeta të deputetit socialist, Bashkim Fino, ku shprehet se humbëm dikë me vlera e parime njerëzore dhe dikë që donte të kontribuonte për shtetin.

“Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve dhe miqve të ish Kryeministrit Bashkim Fino! Pavarësisht pozicioneve dhe projekteve të ndryshme politike që i përkasim, vlera njerëzore dhe dimensioni i dëshirës për të kontribuar për shtetin, për vendin, për Shqipërinë tonë, janë parimet më sublime. Kur këto parime humbasin dikë, të gjithë ndihemi të pikëlluar. Pusho në paqe tashmë, Bashkim!”, shkruan Nishani.

Ora 09:50
Ndahet nga jeta Bashkim Fino, Manastirliu: Do më mungojnë bisedat e gjata dhe këshillat e mençura, u prehsh në paqe mik

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino, i cili humbi jetën si pasojë e COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Manastirliu shkruan se është trishtuar për lajmin e hidhur, dhe se do i mungojnë bisedat e gjatë pushimeve në Kuvend dhe këshillat e tij të mençura.

Ajo shprehet gjithashtu se është krenare që ka ndarë një copë udhë në politikë me njeriun që drejtoi Shqipërinë në një prej momenteve më të vështira të historisë së 30 viteve të fundit.

“U prehsh në paqe, mik”, shkruan ministrja në fund.

Ora 09:46
‘Na preve krahët o Bashkimi ynë i dashur’, Balla mesazh prekës për humbjen e Finos

1617004064_06cf0537ff66491e975db2b6562ba546.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherësh dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar pas ndarjes nga jeta të deputetit, Bashkim Fino. Ndërsa e cilëson Finon vëlla, kontribues dhe deputet të dashur e të veçantë Balla ka shprehur ngushëllimet e tij.Gjithashtu Balla shkruan se familja  e madhe socialiste humbi vëllain, kontribuuesin, deputetin tonë, sa të veçantë aq edhe shumë të dashur.

“Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, kolegu e miku ynë i mirë Bashkim Fino u nda sot nga ne.

Familja jonë e madhe socialiste humbi vëllain, kontribuuesin, deputetin tonë, sa të veçantë aq edhe shumë të dashur

Na preve krahët o Bashkimi ynë i dashur! U prehsh në paqe! I paharruar do jesh gjithmonë”, shkruan Balla.

 

Ora 09:42
Ndahet nga jeta Bashkim Fino, Xhaçka: Simbol i mirësisë, na lë një boshllëk të madh o Baçi

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të deputetit Bashkim Fino. Ajo shkruan se ai ishte simbol i mirësisë dhe humorit dhe la pas një boshllëk të madh te kushdo që e njihte.

“Ka disa njerëz, disa miq të mirë, që kur ikin lënë pas një boshllëk aq të madh, që nuk zëvendësohen e nuk ua zë dot kurrë dikush tjetër vendin që kishin, sepse ishin të papërsëritshëm. I tillë ishte për mua Baçi, një mik i mirë, simbol i mirësisë e kujdesit për njerëzit, i fjalës dhe i humorit, që do të na mungojë aq shumë. U prehsh në paqe e qofsh i parajsës miku im! Mungesa jote është e pazëvendësueshme”, shkruan Xhaçka.

Ora 09:39
Ndarja nga jeta e Finos, Veliaj: Mëngjes fort i trishtë, në një nga çastet më të vështira të vendit u gjend aty me urtësinë e tij

1617004047_166327702101593450931069266597531958506858997n.jpg

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino.

Ndërsa e ka cilësuar këtë mëngjes shumë të trishtë, Veliaj thotë se u nda nga jeta një burrë babaxhan e i mirë, i cili në një nga çastet më të vështira të vendit, ai u gjend aty, me urtësinë e tij.

"Mëngjes fort i trishtë ky, pas ikjes së një burri babaxhan e të mirë, një socialist i çmuar, si Bashkim Fino. Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë që, në një nga çastet më të vështira të vendit, ai u gjend aty, me urtësinë e tij!  Prehu në paqe mik i dashur", shkruan Veliaj.

Ora 09:16
'Mik, koleg, politikan i moderuar', Meta për ndarjen nga jeta të Finos: Dhembje e madhe që na ka lënë pa fjalë

1617002226_metadhefino768x433.jpg

Një lajm tronditës e ka quajtur presidenti Ilir Meta ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino.

Ndërsa e quan Finon një mik, koleg, politikan të moderuar dhe qytetar aktiv e familjar shembullor, Meta ka shprehur gushëllimet e tij.

"Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes. Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë! Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona", shkruan Meta.

Ora 09:01
Ndarja nga jeta e Finos, Gjiknuri: Diti të marrë përsipër përgjegjësi edhe në momentet më të vështira në historinë e Shqipërisë

1617001358_16612427239058183062062903345627793409106775o.jpg

Një humbje të parakohshme e ka konsideruar deputeti Damian Gjiknuri ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino pasi ishte infektuar me COVID.

Gjiknuri përmes një mesazhi ngushëllimi shkruan se Fino ka marrë përsipër përgjegjësi edhe në momentet ndër më të vështirat në historinë e Shqipërisë postkomuniste.

"Lajm i trishtë ndarja nga jeta e mikut dhe kolegut Bashkim Fino. Një humbje e parakohshme që krijon një boshllëk të madh jo vetëm tek familja por edhe tek miqtë e shumtë dhe kolegët! Familja humbi njeriun e vet të dashur, miqtë humbën një burrë fisnik e me vlera të jashtëzakonshme! Kolegët humbën njeriun e përkushtuar që diti të marrë përsipër përgjegjësi edhe në momentet ndër më të vështirat në historinë e Shqipërisë postkomuniste, atë të trazirave të vitit famëkeq 1997, kur Bashkimi u kthye në simbol shprese si Kryeministër i qeverisë së Pajtimit Kombëtar", shkruan Gjiknuri.

Ora 08:51
Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Mimi Kodheli publikon foton e vjetër: Ja ku jemi të dy, shokë të një klase fakulteti, por jam e sigurt do takohemi sërish

1617000819_16630485439367978764035234070499278050794249o.jpg

Deputetja Mimi Kodheli ka reaguar për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino, i cili humbi betejën me COVID në moshën 59-vjeçare.

Ajo ka ndarë një foto të tyre së bashku kur kanë qenë shokë klase në fakultet, të cilën e ka shoqëruar me fjalë të ndjera.

"Ja ku jemi të dy, shokë të një klase fakulteti. Mbetëm deri sot të tillë, por jam e sigurt do takohemi sërish. Lamtumirë shok i kohërave të vjetra e moderne, mik i ditëve të mira e të vështira, Bashkim Fino. Do na mungosh të gjithëve, por më shumë Dianës së dashur. Lamtumirë e shihemi në kohë më të mira", shkruan ajo.

Ora 08:20
Ndahet nga jeta Bashkim Fino, Rama: E pabesueshme, miku im nuk jeton më! Familja jonë në zi

1616998900_1616998885ramafino1.jpg

Kryesocialisti Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos. Rama shkruan se ky ishte një lajm i pabesueshëm duke lënë në zi familjen e madhe socialiste.

Rama shkruan se ditën e sotme do të ndalen aktivitete në nderim të kujtimit të tij.

 “E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë. Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”, shkruan Rama.

Ora 08:04
Ndahet nga jeta deputeti Bashkim Fino, Braçe: Do t’i çojmë deri në fund punët që nise, si amanet

Zv.kryeminsitri Erion Braçe ka ndarë një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino. Braçe shprehet i pikëlluar, ndërsa krahas foto që ka publikuar shkruan “Tani je në qiell shoku im”.

Postimi i Erion Braçe

Nje shqiperi e tere te eshte mirenjohese per sherbimin tend ne diten me te zeze te saj!

Vllai im!

Ne te dy e nisem ketu,

ne Gjirokastren tende,

nje dite maji te vitit 1995;

ti si kryetari me i mire i asaj bashkie ndonjehere dhe une si nje socialist i ri,

ne takimin e socialisteve te rinj atje.

Prej asokohe nuk u ndame me;

Bashke u rritem, bashke jetuam,

bashke luftuam cdo beteje,

bashke fituam!

Ishe rreze drite ne erresiren e Marsit 1997, ishe shpresa e re ne vendin e mbaruar po ate Mars;

Ti u bere urtesuesi, pajtuesi i gjithkujt,

pika themelore e ringritjes se ketij vendi!

E mbaj me vete optimizmin tend ate nate, fjalen tende te pare per mua e une per gazeten: shprese e re!

Ti ja dole! Vendi u ringrit edhe prej teje, fale teje, miresise, dashurise, optimizmit, pasionit, forces se zemres tende te madhe!

Te jam mirenjohes bashkim, pa fund!

E mban mend qe ti me prezantove ne POLICANIN e zhuritur ne Qershorin e 1997?!

A e mban mend sa gezim solle me vete atje dhe gjithe rruges per atje ne nje stafete njerezore qe skish fund?!

A i mban mend brohoritjet e njerezve te zakonshem si ti?!

Aty u shenjua qe te vijonim bashke betejat;

Ti ne Kucove e une ne Berat.

Ti ne Lushnje e une ne Divjake.

Nuk e di, por fati e ka sjelle qe une te eci ne gjurmet e tua; ku ishe ti, punove ti, luftove ti, fitove ti, vijova une!

Eshte nje jete e tere keshtu, 24 vite!

Tani jam ne gjunje, me lotet qe mbysin fjalet; po do ringrihem edhe per ty!

Kemi beteje per te bere ende,

ne Lushnje e Divjake;

Do cojme deri ne fund punet qe nise ti, do mbajme cdo premtim tendin per njerezit atje, tani edhe si amaneti i bashkimit.

Aaaa po,

do vijoj te luaj futboll Bashkim, edhe per ty!

Ne te dy as aty nuk u ndame,

nje pasion i madh qe na beri bashke edhe si te kuq, ne fusha e tribuna;

Qemal Stafen kurre nuk e mbushi kaq asnje tjeter vec teje e Kombetares se Shqiperise!

Kryeministri qe zbriti ne fushe ne vitin e zi, dha gezim edhe nga nje fushe futbolli!

Te qofte i lehte dheu ne gjoks vellai im!

Rruga me ty ishte me e bukura rruge qe kam bere ndonjehere! 

Postimi i Erion Braçes
//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?