'Ishte i helmuar', Juventus hakmerret ndaj Interit! M.United pa mëshirë, 'bombardon' Southampton

3 Shkurt 2021, 10:20| Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 11:41

  • Share

Parashikimi i Antonio Conte-s për një Juventus të helmuar rezultoi i vërtetë në përballjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë. ‘Zonja e vjetër’ është hakmarrë për atë humbje të dy javëve më parë, pasi mbrëmë mposhti zikaltërit 1-2 me përmbysje.

Në minutën e 9 u krijua përshtypja e një tjetër fitoreje për Interin, pasi Lautaro Martinez goditi fort një top në zonë të dhënë nga Barella, duke zhbllokuar rezultatin. Gjithsesi një penallti e shkaktuar nga Young pak çaste më vonë u kthye në gol nga Ronaldo. Më tej, brenda pjesës së parë, do të ishte portugezi që do të përmbyste shifrat pas një gafe katastrofike të Bastonit dhe Handanovic.

Gjithsesi asgjë nuk është vulosur përfundimisht, pasi mesjavën e ardhshmë do të luhet ndeshja e kthimit, për të prerë më pas edhe biletën e finales.

Ndërkohë në Premier League Manchester United ka poshtëruar dhe shkatërruar me rezultatin 9-0 Southamton për llogari të javës së 22. Miqtë mbetën me një lojtar më pak që në minutën e 2, ndërsa në të 18 ‘djajtë’ nisën serinë e golave. E veçanta ishte se vetëm Martial realizoi ‘dopietë’, ndërsa 7 lojtarë shënuan nga një herë.

Sakaq ndryshe nga United, Arsenal është mposhtur 2-1 në transfertë nga Ëolves.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?