Kronikë

I dënuar me 25 vite burg në Greqi dhe vijonte trafikun e emigrantëve, arrestohet në Korçë 54-vjeçari i rrezikshëm, në 2020 subjekt i OFL-së

27 Qershor 2021, 16:19| Përditesimi: 27 Qershor 2021, 21:05

  • Share

Arrestohet në Korçë 54 vjeçari Astrit Dedja, i dënuar me 25 vite burg në Greqi për disa verpa të rënda penale ndërsa vijonte dhe trafikun e emigrantëve. 

54 vjeçari është arrestuar sot në në fshatin Çërravë, Pogradec, pasi akuzohet se është organizator i transportit të 13 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Bashkë me të është arrestuar R. K., i cili po bënte transportin e emigrantëve.

Astrit Dedja banues në Dibër konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë. Në nëntor të 2020, OFL i ka kërkuar justifikimin e pasurisë. Nga verifikimet e kryera rezulton se Gjykata e Selanikut, Greqi, e ka dënuar Dedjan me 25 vite burg për veprat penale "Vjedhja me armë", "Armëmbajtja pa leje", "Dhunimi i banesës", "Vrasja me paramendim", "Shkatërrimi i pronës", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", vendim i njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër dhe Gjykata e Apelit në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor "Perimetri". Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në DVP-Korçë, kapin dhe ndalojnë një shtetas me rrezikshmëri të lartë, i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, në rolin e organizatorit. I ndaluari, rezulton gjithashtu i dënuar me 25 vite burg në Greqi për disa vepra të rënda penale.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 25.06.2021, në fshatin Çërravë, Pogradec, ku u arrestua në flagrancë shtetasi R. K., i cili u kap duke transportuar kundrejt fitimit 13 emigrantë të paligjshëm, në bashkëpunim me Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. D., 54 vjeç, banues në Dibër, i cili nga veprimet hetimore të kryera rezulton se kishte rolin e organizatorit të kësaj ngjarjeje. 

Gjithashtu nga verifikimet e kryera rezulton se Gjykata e Selanikut, Greqi, e ka dënuar shtetasin A. D.,  me 25 vite burg për veprat penale "Vjedhja me armë", "Armëmbajtja pa leje", "Dhunimi i banesës", "Vrasja me paramendim", "Shkatërrimi i pronës", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", vendim i njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër dhe Gjykata e Apelit në Tiranë. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?