Arben Gjuraj

Kronikë

Ishte i 11 në listën e PD-së, jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Shkodër Arben Gjuraj

4 Maj 2021, 13:59| Përditesimi: 4 Maj 2021, 14:24

  • Share

Ka dhënë dorëheqjen nënkryetari i bashkisë Shkodër Arben Gjuraj, i cili kandidoi për deputet në listën e PD në këtë qark.

Gjuraj ishte renditur i 11 në listën PD në qarkun Shkodër, ku arriti të siguronte 1931 vota.

Ai ka dorëzuar letrën e dorëheqjes në zyrën e protokollit të bashkisë. Si duket lëvizja e tyre e papritur ka ardhur pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, pasi ndonëse Partia Demokratike fitoi në Shkodër, duket se ka pasur pakënaqësi.

 

Komento

Komente

  • Erisi: 04/05/2021 16:35

    Sa te forta i paska pas rrenjet kjo Voltana.Nuk kuptoj pse nuk dorhiqet dhe ti liroj vendin nje intelektuali qe punon per qytetin dhe qe nuk pengon investimet per qellime te atit te saj Berishes.Perse Shkodra duhet te ngelet peng i nje femre kot qe vetem si rrugace protestash shquhet.Pse nuk e shkarkon askush ket palo femer qe nuk esht e zgjedhur por mban karrigen qe nuk i takon?

    Përgjigju
  • Shkodrani: 04/05/2021 16:09

    Duhet te japi dorheqjen ose te shkarkohet menjeher edhe ish kryetarja Voltana dhe te zevendesohet nga keshilli bashkiak me nje kryetar te denj per Shkodren.Dikush duhet te kontrolloj keshillin bashkiak te PS tersisht te lidhur me Voltanen dhe qe ndajn tenderat ne bashkpunim ne kurriz te shkodraneve.Ju ftoj juve te Shqiptares te investigoni lidhjet Voltana-keshill bashkiak dhe aferat e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?