Endri Demaj dhe 73-vjeçarja që i shpëtoi jetën

‘Ishte duke u mbytur’, kamarieri shqiptar ‘hero’ i shpëton jetën 73-vjeçares në Maltë

21 Qershor 2022, 15:57| Përditesimi: 21 Qershor 2022, 16:06

  • Share

Një kamarier shqiptar është bërë tepër i njohur në qytetin Pietà, në Maltë, ai po cilësohet si një hero, pasi falë ndërhyrjes së tij i ka shpëtuar jetën një gruaje të moshuare 73-vjeçare.

73-vjeçarja,Patricia Neto, po mbytej ndërkohë që ishte duke ngrënë me miqtë e saj në një restorantin “Ghar Lapsi”, ajo mund të mos ishte më në jetë nëse nuk do të ishte ndihmuar në kohë nga kamerieri shqiptar Endri Demaj. 

Neto tha se miqtë e saj kërkuan ndihmë dhe Endri menjëherë regoi me një sërë manovrash, të cilat i kanë shpëtuar edhe jetën.

Neto e konsideroi ndihmën një gjest heroik, ndërkohë dhe vajza e 73-vjeçares, Carole Khoslam, e ka falënderuar publikisht kamerierin shqiptar që i shpëtoi jetën nënës së saj.

“Ju i shpëtuat jetën nënës sime atë ditë dhe unë jam vërtet mirënjohëse. Kujdesi dhe vëmendja e treguar ndaj saj më pas ishte gjithashtu e mahnitshme. Bravo Endri!”, shkruan  në facebook, vajza e Patricias, Carole Khosla.

Endri u lavdërua në rrjetet sociale, me njerëz që e quanin hero dhe të tjerë e shfrytëzonin rastin për të theksuar rëndësinë e trajnimit për ndihmën e parë. 

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?