Ishte duke rregulluar antenën, 70-vjeçari bie nga tarraca e katit të katërt e pallatit në Vlorë (VIDEO)

15 Dhjetor 2022, 12:50| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 13:38

  • Share

VLORË- Një 70-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati në Vlorë. I moshuari, Petrit Tozaj ishte duke rregulluar antenën e shtëpisë së tij në tarracë dhe mesa duket ka rrëshqitur. Për pasojë, 70-vjeçari është dërguar në spitalin  e Vlorës. Ngjarja ndodhi në lagjen 'Kushtrimi' të Vlorës ndërsa ende nuk dihet gjendja e të moshuarit.

Lajmi do të përditësohet...

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?