Foto ilustruese

Ishte duke punuar në lartësi dhe rrëzohet, humb jetën 59-vjeçari në Tiranë

22 Janar 2022, 13:46| Përditesimi: 22 Janar 2022, 13:47

  • Share

Një 59-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në Tiranë, për shkak është rrëzuar nga lartësia.

Ngjarja ndodhi në rrugën "Gjergj Legisi", teksa policia bën me dije se 59-vjeçari me inicialet K. K, ishte duke punuar në lartësi, në momentin kur u rrëzua.

Nuk dihet se çfarë pune po kryente viktima, e po ashtu nuk janë zbardhur ende as detaje të tjera në lidhje me ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?