Foto ilustruese

Ishte dënuar me burgim të përjetshëm, gjykata në Pakistan liron përdhunuesin 23 vjeçar pasi u ra dakord që të martohej me viktimën

29 Dhjetor 2022, 14:27| Përditesimi: 29 Dhjetor 2022, 14:36

  • Share

Një gjykatë në Pakistan liroi të hënën një përdhunues të dënuar pasi u ra dakort se ai do të martohej me viktimën e tij, shkruan CNN. Ky vendim ka zemëruar aktivistët e të drejtave të njeriut të cilët thonë se vendimi rrezikon normalizimin e dhunës seksuale në vendin e Azisë Jugore.

Daulat Khan, 23 vjeç, u dënua në maj për përdhunimin e një 36 vjeçare të shurdhër në vitin 2020 në rrethin verilindor të Sëat.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm dhe gjobë 100,000 rupi (rreth 440 dollarë).

Gruaja më vonë lindi një fëmijë si pasojë e përdhunimit, shtoi avokati i autorit.  Të hënën, Gjykata e Lartë e Peshavarit liroi Daulat Khan pasi të dy u martuan ligjërisht në fillim të dhjetorit pas një marrëveshjeje jashtë gjykatës të bërë nga një këshill i të moshuarve që marrin vendime bazuar në ligjin e Sheriatit.

Sheriati - i njohur gjithashtu si ligji islamik - është një interpretim i teksteve dhe traditave të shenjta të besimit që ndryshon shumë në të gjithë botën muslimane.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?