Shqiptari i dyshuar

Ishte abuzuar seksualisht nga njerku shqiptar për 11 vite, 25-vjeçarja rrëfen makthin: Filmonte gjithçka dhe më kërcënonte se do t’i publikonte

7 Mars, 11:34| Përditesimi: 7 Mars, 11:46

  • Share

Një 36 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Greqi pas denoncimit të thjeshtrës së tij 25-vjeçare, e cila ka rrëfyer se është abuzuar seksualisht për 11 vite nga ai. Sipas mediave greke njerku shqiptar ka abuzuar më të renë që në moshën 14 vjeçare.

Sipas ERT-së, burri dyshohet se ka filmuar aktet e pahijshme, ndërsa nëna e vajzës ka heshtur për rastin e rëndë. Ngjarje e rëndë u zbulua pasi autori dhunoi 25-vjeçaren dhe ajo më në fund vendosi që të thyejë heshtjen dhe vendosi që të kallëzojë partnerin e nënës 50-vjeçare.

E abuzuara ka treguar se makthi ka nisur në vitin 2013, kur partneri i nënës së saj filloi të abuzonte vazhdimisht me të. Kur ajo u rrit autori i dyshuar e përdhunoi vazhdimisht, ndërsa në të njëjtën kohë filmonte dhe veprimet e tij të turpshme, duke e kërcënuar vajzën se nëse do të fliste për atë, do t’i publikonte videot në rrjetet sociale.

Sipas të resë, sa herë që ai abuzonte seksualisht me të, 36-vjeçari përdorte drogë, ndërsa ndonjëherë i jepte para ose dhurata për t'i blerë heshtjen. 

Fatkeqësisht, e gjithë kjo ndodhi nën heshtjen fajtore të nënës së vajzës, e cila e dinte se partneri i saj po përdorte dhe trafikonte drogë.

Pas denoncimit, 36-vjeçari shqiptar është arrestuar, ndërsa u kryen kontrolle në banesën e tij në ishullin e Aeginës, ku iu gjetën 1.5 kilogramë kanabis, një pistoletë, katër thika, 18.000 euro. Ai do të dërgohet në prokurori ditën e hënë .

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?