Lulzim Basha

Politikë

Ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit në trafik droge, Basha:  Asgjë nuk lëvizte e nuk lëviz pa lejen e 'bablokut'

4 Korrik 2021, 22:41| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 07:47

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar para pak minutave në lidhje me mega operacionin e bërë nga SPAK dhe antimafia italiane kundër trafikut të drogës.

Basha i është referuar faktit që 2 prej të arrestuarve janë 2-ish shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Basha shkruan se kjo nuk është diçka e re pasi sipas tij të gjithë e dinë se asgjë nuk lëvizte pa lejen e 'bablokut', duke iu referuar Kryeministrit Rama.

“Tahiri? Bodigardët e Tahirit? Çfarë ka të re? Të gjithë e dinë se asgjë nuk lëvizte e nuk lëviz pa lejen e bablokut! Të gjithë,”-shkruan Basha.

Në kuadër të operacionit "Shpirti", 38 ishin urdhër-arrestet e lëshuara lëshuar nga SPAK, 10 të ekzekutuar në 2020, ndërkohë që 28 të tjerët janë ekzekutuar disa ditë më parë. Arrestimet janë bërë në Shqipëri, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë. Ndër të arrestuarit ishin Agustin Deda dhe Hekuran Marku, në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016- kanë qenë shoqërues të të ish – Ministrit të Brendshëm të asaj kohe Saimir Tahiri.

Deda dhe Marku kanë qenë organizatorët e trafikut dhe janë të arrestuar në Spanjë. Arrestimi i tyre dhe zbulimi i këtij rrjeti trafikantësh të lëndëve narkotike u bë kur Deda dhe Marku trafikuan në rrugë detare nga Shqipëria drejt Italisë ngarkesën 1016 kilogramë kanabis, e cila i është sekuestruar në Bari me 21 dhjetor 2016 skafisteve Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini.

Ora 18:15
Operacioni 'Shpirti', Braimllari: E kishim denoncur më parë fikjen e radarëve! Rama drejton trafikun e drogës

Detajet nga dosja 'Shpirti' kanë nxjerrë sot në pah pushtetin që kishte koka e grupit Ilirjan Ducellari, pasi efektivë të policisë i mundësonin atij fikjen e radarëve për kalimin e drogës nëpërmjet detit, në këmbim të 15.000 eurove.

Për këto detaje ka ardhur një reagim nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari i cili thotë se e kanë denoncuar më parë fikjen e radarëve nga ana e policisë të cilët favrizonin trafikun e drogës. Sipas tij, pushteti i Edi Ramës e drejton trafikun e drogës në vendin tonë.

"Pushteti i Edi Ramës drejton trafikun e drogës. E kemi denoncuar prej kohësh që radarët fiken me urdhër të policisë për të favorizuar trafikun e drogës. Çdo strukturë shtetërore e Edi Ramës është e përfshirë në trafik. Trafiku i drogës mban peng të ardhmen e vendit", shkruan Braimllari.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasan canaj: 05/07/2021 19:01

    Si mund te jesh I sigurt kur po kryen vrasje ne gjith shqiprin:mund te ndodhesh ne mes te plumbave ne cdo moment. Gjynah per ate popull...

    Përgjigju
  • Iris: 05/07/2021 02:10

    Ne rradhe te pare nuk besoj qe S.Tahiri te dinte gje,perkundrazi mendoj qe rojet kane perdorur te qenit shume afer tij si kamuflazh per veprimet e tyre.Kush do dyshonte,ose te mendonte qe dy njerez, aq afer tij, mund te merreshin me trafik droge ? Ka qene nje veprim i miremenduar prej tyre,i rrezikshem,por i guximshem.Dhe sa per /bablokun/qe thua,pa lejen e dijenine e te cilit nuk levizte asgje,nuk besoj se ia arrin atij /bablokut/ tend te Vicidolit.Te dha O.K. sot per kete deklarate qe bere ? Se dhe ti nuk merr fryme po s'te tha ai.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?