ISHSH, AKU e policia e Vlorës në aksion! Kontroll në bare e restorante për respektimin e masave anti-covid

7 Korrik 2020, 22:49| Përditesimi: 7 Korrik 2020, 23:03

  • Share

VLORË- Inspektoriati shtetëror shëndetësor dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bashkë me policinë kanë bërë kontrolle në ambientet e bareve dhe restoranteve në shëtitore.

Kontrollet janë bërë për zbatimin e distancës në lokale dhe zbatimin e masave anti-covid.

Sipas kreut të ISHSH-së do të ketë gjoba nga 100 deri në 1 milionë lekë për rastet e shkeljes së urdhrit. Ndërsa masa administrative do këtë edhe nga policia për grumbullim të paligjshëm.

Kontrollet për respektimin e masave po ndodhin në të gjithë vendin për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, pasi kohët e fundit numri i të prekurve në vend është rritur.

Komento

Komente

  • lexuesi: 07/07/2020 23:16

    Kush është ai që beson te kontrolli i palajmëruar?! Nëse Lungomare ka 30% të bizneseve që respektojnë protokollin është rekord pozitiv... Po nuk u aplikua që kontrollet të bëhen pa lajmëruar dhe nga inspektoriatit jashtë territorit, nga një bashki/ qark tjetër nuk ka rezultate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?