SHBA/ Ish-presidenti Trump mohon përsëri akuzat e autores Carroll për përdhunim

26 Janar, 07:31| Përditesimi: 26 Janar, 07:33

  • Share

Dëshmia e ish-presidentit Donald Trump në gjyqin kundër tij për shpifje ndaj autores E. Jean Carroll përfundoi pothuajse menjëherë sapo filloi. Trump përsëriti qëndrimin e tij se pretendimi i Carroll se ai e kishte përdhunuar atë ishte një sajesë.

I pyetur nga avokatja e tij Alina Habba në gjykatën e Manhatanit nëse i qëndronte dëshmisë së tij të tetorit 2022 në çështjen e Carroll, ai u përgjigj: “100% po”. Më herët të enjten, avokatët e Carroll shfaqën video nga dëshmitë e zotit Trump ku ai e quante atë "të sëmurë mendërisht" dhe e kërcënonte se do ta padiste.

“Është një akuzë e rreme, nuk ka ndodhur kurrë, nuk ka se si të ndodhte”, shprehej zotiTrump.

Carroll, 80 vjeç, po kërkon të paktën 10 milionë dollarë dëmshpërblim lidhur me deklaratat e ish-presidentit Trump në qershor 2019, ku ai mohonte se e kishte përdhunuar atë në mes të viteve 1990 në dhomat e provave të një dyqani veshjesh në Manhatan.

Trump, 77 vjeç, e ka akuzuar autoren Carroll se e kishte bërë akuzën për të shtuar vëmendjen për shitjen e biografisë së saj. Majin e kaluar, një tjetër juri e urdhëroi zotin Trump t'i paguante zonjës Carroll 5 milionë dollarë për një mohim të ngjashëm ndaj akuzave të saj në tetor 2022. Ai po e apelon atë urdhër./VOA

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?